Remi e Sami Lushtaku duke u kthyer nga Haga
Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa tashmë janë kthyer nga Haga pas ftesës së Gjykatës Speciale që të intervistohen si dëshmitarë të dyshuar.
Që nga e hëna, dy ish-komandantët e UÇK’së kanë qëndruar atje. Intervistimi i tyre kishte zgjatur me orë të tëra, për çka edhe Mustafa edhe Lushtaku u deklaruan pas atij procesi.
Ish komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa është intervistuar për 16 orë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ai kishte thënë se është pyetur nëse do ta mbrojë UÇK-në në Hagë.
Ai ka shkruar se ai nuk e mbron UÇK-në por UÇK-ja e mbron atë.
Ndërsa edhe Lushtaku ishte deklaruar se nuk do t’i shmanget drejtësisë, i bindur se do të dalë faqebardhë nga kjo sfidë.
Shoqëruesi i tyre, Milaim Zeka na sjell fotografi gjatë kthimit të tyre për në Kosovë. Aty shihet edhe deputetja Ganimete Musliu.