Remi përkrah idenë e korrigjimit të kufijve
26 gusht 2018
| 22:21
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, i ka dhënë mbështetjen e tij presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për idenë e tij për korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Remi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është përkrahës i idesë së krijimit të shteteve etnike.
“Në Ballkan do të funksiononte më mirë modeli i shteteve etnike se sa multietniciteti ku shembull i keq shihen Bosna dhe Maqedonia”, ka shkruar ish-shefi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit.