Remi thotë se Albin Kurti duhet të lirohet
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh komandant në luftën e UÇK-së, Rrustem Mustafa ka kërkuar lirimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti.
Përmes një statusi në profilin e vet në “Facbeook”, Mustafa ka thënë se Albin Kurti nuk rrezikon të mirat publike dhe se vendimi nuk ka pse të vonohet.
Mustafa gjithashtu ka shtuar se nuk ka asnjë arsye politike që ai të vazhdojë të mbahet brenda.
Ky është postimi i plotë:
Albini nuk rrezikon të mirat publike!
Vendimi nuk ka pse vonohet…
Sot kam pritur nga gjykata, në përputhje me ambientin politik në vend të sjell vendim lirues për Albinin, veprimet për të cilat fajsohet janë veprime politike, nuk ka asnjë arsye politike të vazhdoj të mbahet brenda, kur dihet se mundet të vazhdojnë procedurat normale duke qenë në liri.