‘Remi’ thotë se UÇK-ja nuk kishte asnjë plan për ndalim
Ish-komandanti i UÇK-së në Llap, Rrustem Mustafa – “Remi” është duke vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ai është pyetur nga prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për ndalimin e bashkëpunëtorëve nëpër qendra të ndalimit.
Remi ka thënë se nuk ka pasur ndonjë plan e as urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së për ndalimin e personave.
Sipas tij, rastet hapeshin nga fshatarët.
“Në atë gjykim që kam qenë e kam parë një dokument që ka qarkulluar për personat e ndaluar. Por diskutime në shtab nuk ka pasur, së paku jo kur unë isha aty”.
“Nuk ka pasur proces, ka qenë thjeshtë ndalim për ta mos dëmtuar misionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Mustafa.