Remi: Vjosa dhe Donika s’mund të jenë kundër UÇK-së, e bëjnë për diçka tjetër

14 qershor 2022 | 11:23

Rrustem Mustafa- Remi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, ka thënë të martën se Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla me qasjen e tyre ndaj UÇK-së po e synojnë një elektorat që nuk ekziston.

Sipas tij elektorati është qëllimi i tyre, e jo kundërshtimi i luftës çlirimtare.

Deklarata e Mustafës vjen pasi ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është cilësuar si “anti-UÇK”, për shkak se nuk e ka përmendur këtë organizatë në urimin për 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Pavarësisht kësaj,  Mustafa ka thënë se Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla duhet të ndryshojnë.

Kryediplomatja të hënën mbrëma është deklaruar duke thënë se e ka mbrojtur UÇK-në në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat të cilat i janë drejtuar si politikane “kundër” UÇK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallnberg ka arritur në Kosovë,…