Remy Ma bëhet sërish nënë
17 dhjetor 2018
| 11:08
Remy Ma është bërë sërish nënë. Reperja 38-vjeçare dhe bashkëshorti i saj Papoose kanë njoftuar se kanë mirëpritur në jetë një vajzë.
“Faleminderit Papoose që më kë bërë gruan më të lumtur në botë!”, ka shkruar Remy në rrjetet sociale.
Remy ka një djalë me emrin Jayson, nga një marrëdhënie e mëparshme, ndërkaq Papoose ka tre fëmijë prej lidhjeve të mëparshme. Remy dhe Papoose fillimisht zbuluan se po presin fëmijë në korrik. Çifti u martua 10 vjet më parë.