Remzi Ejupi i reagon Shpend Ahmetit: Gënjen sa është i rëndë

08 mars 2022 | 22:08

Ish-kryetari i Klubit të Futbollit “Prishtina”, Remzi Ejupi, ka reaguar ndaj ish-kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas komenteve të këtij të fundit kur u dha lajmi se Ejupi mund të kandidojë për kryetar të FFK-së.

Shpend Ahmeti në një shkrim në “Twitter” ka thumbuar Remzi Ejupin i cili tashmë zyrtarisht ka shpallur kandidaturën për të parin e FFK-së.

Remzi Ejupi konsiderohet një prej aksionarëve më të mëdhenj në Klubin e Futbollit “Prishtina”, por e ka akuzuar Ahmeti për mossukses.

“Remzi Ejupi prej Prishtinës në FFK. S’bon veç Prishtinën donë me bo bërllok në tona anët”, kishte shkruar Ahmeti.

Ejupi në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Ahmeti kurrë asnjë euro nuk e ka dhënë për Prishtinën dhe se do të mbahet mend si kryetar parazit.

“Shpend Ahmeti ka m’u mbajt mend për një send. Kurrë asnjë euro për Prishtinën nuk e ka dhënë. Gënjen sa është i rëndë. Për borxhet nuk mund të gënjej. Ka qenë penguesi kryesor për t’u ndërtuar stadium i Prishtinës. Ka m’u mbajt mend si njeri më parazit që e ka dëmtuar qytetin. Edhe sportin. Një herë nuk ka qenë në gjendje me ardhë në fushë. E di ai ku ka ndejt më së miri”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sasia e derivateve të naftës, që mund të blihet në…