Remzi Ejupi zbulon të ardhmen e Mirel Josës
04 korrik 2019
| 20:02
Remzi Ejupi për “Epokën e re” ka zbuluar se nesër (e premte) do të ketë një takim me trajnerin Mirel Josa, ku edhe do të vendoset përfundimisht e ardhmja e trajnerit shqiptar.
FC Prishtina është eliminuar nga garat e Ligës së Evropës pas humbjes në ndeshjen kthyese nga Joseph’s (2-0). Fatura e eliminimit i është atribuuar trajnerit nga Shqipëria, Mirel Josa, nga tifozët “Plisat” dhe analistët e futbollit në Kosovë.
Redaksia e sportit e gazetës “Epoka e re” e ka kontaktuar të enjten presidentin e klubit kryeqytetas, Remzi Ejupin, i cili bëri me dije se e ardhmja e trajnerit shqiptar do të vendoset sot (e premte).
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Epoka e re”)