
Remzije Istrefi-Peci zgjedhet gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
06 korrik 2018
| 13:34
Remzije Istrefi-Peci është zgjedhur gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, me 83 vota për, ndërsa votimi për kandidatët e tjerë do të përsëritet pasi të bëhet kuorumi.
Kryetari i komisionit, Hajdar Beqa, prezantoi votat e deputetëve. “Në bazë të rregullores së votimit, për me marrë mandatin e gjyqtarit kushtetues në këtë rast kalon vetëm Remzije Istrefi- Peci. Prej listës hiqet Emrush Kastrati, ndërsa votimi përsëritet për Nexhmi Rexhepin, Safet Hoxhën, Shkëmb Manajn dhe Vigan Qorollin”, ka thënë Beqaj.
/Epoka e re/ A. Mavraj