Renato Sanchez paralajmëron largimin nga Bayerni
23 prill 2019
| 08:47
Mesfushori portugez Renato Sanchez ka paralajmëruar largimin nga Bayerni i Mynihut në fund të sezonit, pasi nuk është i kënaqur me minutazhin e aktivizimit.
“Mendoj se do të largohem në fund të sezonit, por nuk mund të them nëse do të jetë një lamtumirë, apo huazim. Kam nevojë të luaj, për t’u rritur dhe këtu nuk po gjej hapësira mjaftueshëm”, ka thënë futbollisti portugez.