Renault pezullon prodhimin në Moskë

23 mars 2022 | 23:43

Prodhuesi francez i makinave Renault njoftoi sot (23 mars 2022) se ka pezulluar të gjitha aktivitetet në fabrikën e tij në Moskë. Njoftimi vjen pasi udhëheqësit ukrainas kanë bërë thirrje për një bojkot kundër kompanisë, duke akuzuar Renault për “sponsorizimin e makinës luftarake të Rusisë”.

Një ditë më parë, Renault kishte thënë se do të rifillonte prodhimin vetëm për tre ditë.

Lidhur me përfshirjen e saj në prodhuesin e madh rus të makinave AvtoVAZ, në pronësi të Renault, prodhuesi francez i makinave tha se “po vlerëson opsionet e disponueshme, duke marrë parasysh mjedisin aktual, ndërsa vepron me përgjegjësi ndaj 45,000 punonjësve të tij në Rusi”.

Kompania gjithashtu tha se “po zbaton tashmë masat e nevojshme për t’u pajtuar me sanksionet ndërkombëtare”.

Marka Lada e AvtoVAZ përfaqësonte gati 21% të tregut rus në vitin 2021, sipas rezultateve financiare të Grupit Renault.

Më herët sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje kompanive të mëdha franceze, përfshirë Renault, për vazhdimin e operacioneve të tyre në Rusi.

“Renault, Auchan, Leroy Merlin dhe të tjerët duhet të pushojnë së qeni sponsorët e makinës luftarake të Rusisë”, tha Zelensky.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkoi më tej, duke bërë thirrje për një bojkot global të prodhuesit të makinave.

“Renault refuzon të tërhiqet nga Rusia. Nuk duhet të befasojë askënd kur Renault mbështet një luftë brutale agresioni në Evropë”, tha Kuleba në një postim në Twitter. “Por gabimet duhet të kenë një çmim, veçanërisht kur përsëriten. U bëj thirrje klientëve dhe bizneseve në mbarë globin që të bojkotojnë Group Renault.”

Renault nuk pranoi të komentonte kur u pyet nga CNN nëse vendimi për të pezulluar aktivitetet e saj në fabrikën e Moskës lidhet me deklaratat e forta nga udhëheqësit ukrainas.

Renault tha në deklaratë se vlera e aseteve të saj në Rusi arriti në mbi 2.41 miliardë dollarë në fund të 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moska e ka humbur “potencialin e saj sulmues” dhe po…