Rëndësia e anëtarësimit në Këshillin e Evropës

14 mars 2024 | 08:11

Organizata më e vjetër ndërkombëtare në Evropë i bën bashkë 46 shtete anëtare.

Promovon dhe mbron demokracinë, të drejtat e njeriut si dhe sundimin e ligjit.

Për të qenë anëtar i Këshillit të Evropës duhet të plotësohet kriteri kyç gjeografik. Mirëpo statuti i Këshillit të Evropës specifikon se ndonëse anëtarësimi është i hapur për çdo vend evropian, duhet që ai vend t’i përmbushë standardet specifike demokratike dhe të të drejtave të njeriut.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës nënkupton përkushtimin e vendit për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Këshilli i Evropës ndihmon shkëmbimin e praktikave më të mira midis shteteve anëtare, nxit bashkëpunimin politik dhe dialogu midis shteteve anëtare u ofron shteteve anëtare programe për ndërtimin e kapaciteteve, si dhe promovon bashkëpunimin kulturor dhe arsimor.

Këshilli i Evropës është organizatë meritore për heqjen e dënimit më vdekje në kontinentin evropian.

E arritura më e famshme konsiderohet miratimi I konventës evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pas kësaj konvente u krijua edhe Gjykata Evropiane për të drejtat – më e larta gjykatë evropiane. Është ky institucion ku qytetarët mund të ngrenë çështje nëse konsiderojnë se ndonjë vend anëtar i ka shkelur të drejtat dhe liritë e tyre themelore, raporton RTK.

Këshilli i Evropës ka miratuar një sërë konventash që kontribuojnë në luftën globale kundër terrorizmit trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parave apo krimit kibernetik.

Fokus të veçantë e ka çrrënjosjen e racizmit dhe ksenofobisë.

Ndonëse shpesh krijohet ngatërresë me Bashkimin Evropian, Këshilli i Evropës nuk është pjesë e strukturës se BE-së.

Pavarësisht kësaj, konsiderohet si paradhomë për në Bashkimin Evropian. Asnjë vend nuk është anëtarësuar në BE pa u bërë paraprakisht anëtarë në Këshillin e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka paralajmëruar…