Renditja e FIFA-s, ja ku pozicionohen Shqipëria dhe Kosova
20 shtator 2018
| 15:05
FIFA ka menduar të bëjë disa ndryshime për sa i përket renditjes së shteteve duke mos lëvizur në mënyrë drastike koeficientet ndërkombëtarë.
Pavarësisht humbjes ndaj Skocisë, kuqezinjtë i favorizoi fitorja e parë ndaj Izraelit, teksa janë ngjitur një pozicion. Kombëtarja shqiptare aktualisht ndodhet në vendin e 57-të, duke lënë mbrapa Slloveninë, Maqedoninë, Egjiptin, etj.
Rritje me 3 vende edhe për Përfaqësuesen e Kosovës që e sheh veten në vendin 138-të pas barazimit në Azerbajxhan dhe fitores në shtëpi ndaj Ishujve Faroe. Me ndryshimet e bëra nga FIFA do të duhet një seri e gjatë rezultatesh pozitive apo negative që skuadrat të bëjnë lëvizje të ndjeshme në klasifikimin e ri botëror