Renditja e FIFA-s, ja renditja e Kosovës dhe Shqipërisë
04 prill 2019
| 13:40
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar rritje për tri pozita në ranglistën e re të FIFA-s, derisa Kombëtarja e Shqipërisë ka rënë për një pozitë.
“Dardanët” barazuan në miqësore me Danimarkën (2-2), në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe me pas barazuan edhe me Bullgarinë (1-1), në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”. Kurse Shqipëria pësoi humbje nga Turqia (0-2), por më pas mposhti Andorrën (0-3), ka rënë për një pozitë dhe tash renditet në pozitën e 62-të.
Në pozitën e parë është Belgjika, pastaj renditen Franca, Brazili, Anglia, Kroacia, Uruguai, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka. Ndërsa dy kombëtarët e fuqishme Argjentina dhe Gjermania pozicionohen në pozitën e njëmbëdhjetë, përkatësisht të trembëdhjetën.
/Epoka e re/