Renditja e FIFA-s, kjo është renditja e Kosovës dhe Shqipërisë
15 mars 2018
| 13:18
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll dhe Kombëtarja e Shqipërisë janë ngrehur për nga një pozitë në renditjen e FIFA-s për muajin mars.
Kosova tash renditet në pozitën e 176-të, kurse Shqipëria në vendin e 58-të. Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji në Francë. Më 24 mars Kosova do të luajë kundër Madagaskarit, derisa më 27 mars do të ballafaqohet me Burkina Fason.
Shqipëria e drejtuar nga Christian Panucci më 26 mars në “Elbasan Arena” do të zhvilloj ndeshje miqësore me Norvegjinë.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)