Renditja e FIFA-s, Kosova bie për 3 pozita, Shqipëria nuk ndryshon
21 dhjetor 2017
| 15:46
Pak ditë para përfundimit të vitit kalendarik 2017, FIFA e ka bërë publike renditjen e re të përfaqësueseve.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie në 3 pozita në renditjen e re të FIFA-s në krahasim me renditjen e kaluar, dhe tani pozicionohet në vendin e 177-të, transmeton “KTV”. Nga ana tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë, në listën e re të publikuar nga shtëpia e Futbollit, nuk ka lëvizur nga vendi që e kishte, dhe mban pozitën e 62-të.
Në vendin e parë mbetet kampionia në fuqi e botës, Gjermania, që u kualifikua në Rusi me 10-të fitore nga po aq ndeshje, dhe është e pamposhtur në 15 ndeshje gjithsej në 2017. Ndërkohë, top-treshen e plotëson Brazili dhe Portugalia.