Renditja e FIFA-s: Kosova bie për tri pozita, Shqipëria nuk ndryshon
Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve. Kosova, sipas të dhënave të fundit, ka rënë për tri pozita, nga 102 ku ishte më 15 shkurt, në 105 në publikimin e sotëm. Ndërkaq, Shqipëria ka mbetur në pozitën e njëjtë, atë të 66-tën.
Kosova në tri ndeshjet e fundit miqësore ka arritur një fitore dhe dy humbje. Armeninë e mposhti me rezultat minimal 1-0 si mysafir, ndërsa u mposht nga Hungaria dhe Norvegjia me rezultat 2-0 respektivisht 3-0.
Shqipëria në anën tjetër, nga katër miqësoret e zhvilluara nga marsi i këtij viti, ka arritur dy fitore dhe dy humbje, kurse në Evropianin që po zhvillohet aktualisht, deri më tani ka një humbje dhe një barazim.
Pozita e parë, e dytë dhe e tretë mbetet të pandryshuar, me Argjentinën, Francën e Belgjikën, kurse Brazili dhe Anglia i kanë ndërruar pozitat nga matjet e fundit, dhe aktualisht gjenden në pozitën 4, respektivisht të 5-të. Në pozitën e 6 është Portugalia, e pasuar nga Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia, që përmbyllin top-10.