Renditja e FIFA-s: Ngritët Kosova, bien Shqipëria dhe Gjermania
25 tetor 2018
| 14:00
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pas fitores ndaj Maltës dhe barazimit me Ishujt Faroe është ngritur për një pozitë në renditjen e FIFA-s, për muajin shtator. “Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes tash janë në vendin e 137-të në renditjen e FIFA-s.
Kombëtarja e Shqipërisë pas humbjes me Izraelin, ka humbur tre pozicione dhe tani renditet në vendin e 60-të.
Kreu i renditjes ka mbetur i njëjtë, teksa Belgjika është e para e ndjekur nga Franca. Brazili mbyll podiumin, ndërkohë që Anglia është ngjitur në vendin e pestë, një pozicion pas Kroacisë. Gjermania ka pësuar sërish rënie, teksa tanimë ka zbritur me dy vende dhe pozicionohet e 14-ta.