Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet në vendin e 65, Kosova humbet një pozicion

29 qershor 2023 | 19:09

Dy fitoret në kualifikueset e Euro 2024 kanë bërë që Shqipëria të jetë në rritje në renditjen e FIFA-s. Në klasifikimin botëror për muajin qershor, kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 65-të, duke fituar tre pozicione nga pozicionimi i mëparshëm.

Suksesi me Moldavinë dhe triumfi në fushën e Ishujve Faroe, përveçse mbajtën gjallë shpresat e Kombëtares për të siguruar një biletë në eventin më të madh kontinental, bën që ekipi i Sylvinhos të lejë mbrapa Kepin e Gelbërt, Islandën dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmet nuk ishin po kaq të mira për Kosovën. Dardanët humbën një pozicion dhe tashmë e shohin veten të 108-ët në klasifikimin botëror të publikuar nga FIFA. Shkak u bë ecuria e dobët në grupin kualifikues të Kampionatit Europian. Fillimisht Kosova barazoi pa gola në shtëpi me Rumaninë dhe më pas u mposht në mënyrë surprizë nga Bjellorusia, me rezultatin 2-1. Me vetëm 3 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjeve, Dardanët i kanë dhënë lamtumirën e parakohshme ëndrrave për pjesëmarrjen në aktivitetin e parë madhor në histori.

Për sa i takon kreut të renditjes, aty mbetet Argjentina kampione e botës, e ndjekur nga Franca dhe Brazili që plotësojnë podiumin. Më pas pozicionohen Anglia, Belgjika, Kroacia, Holanda, Italia, Portugalia dhe Top 10 mbyllet nga Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Emmanuel Macron u përpoq të kontrollonte një krizë në…