Renditja e golashënuesve në ‘Euro 2024’, asnjë gjurmë e yjeve të sulmit

27 qershor 2024 | 13:00

Protagonistë të pritshëm, mungesa të pajustifikuara. Faza e grupeve të “Euro 2024” përfundoi të mërkurën, por nuk ka asnjë shenjë nga kampionët e mëdhenj.

Nga Harry Kane te Kylian Mbappe (nga një gol secili), deri te Romelu Lukaku dhe Cristiano Ronaldo (ende pa gola), emrat më të mëdhenj kanë dështuar të imponohen deri tani. Pritet një reagim i fortë i tyre në fazën me

eliminim direkt. Renditja e golashënuesve të këtij Evropiani, deri tani, është e qartë dhe asnjëherë më parë nuk është vënë re mungesa e më të mirëve, si këtë edicion.

Mes yjeve shkëlqen vetëm Jamal Musiala, i cili ka shënuar dy gola për Gjermaninë e tij. Në epërsi, megjithatë, është Georges Mikautadze i Metz, i cili shënoi në të tria ndeshjet e grupit për Gjeorgjinë. Lista e golashënuesve: Mikautadze (Gjeorgji) 3, Fullkrug (Gjermani) 2, Musiala (Gjermani) 2, Gakpo (Holandë) 2, Marin (Rumani) 2, Schranz (Sllovaki) 2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora Zemani është moderatorja me një ndikim të jashtëzakonshëm në…