Renditja e IFFHS. Haaland është lojtari më i mirë i vitit 2023, një ‘italian’ në top-10

30 dhjetor 2023 | 17:22

IFFHS zgjedh futbollistin më të mirë të vitit. Gjithashtu këtë vit, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit ka hartuar renditjen e top-10 lojtarëve absolutë në të gjithë botën.

Fituesi i çmimit është Erling Braut Haaland. Sulmuesi norvegjez, i cili fitoi Champions League, Premier League, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e UEFA-s dhe “FA Cup” me Manchester City, grumbulloi 209 pikë.

Pas tij janë sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappeé dhe Lionel Messi, i cili u transferua nga skuadra franceze te Inter Miami gjatë verës. Seria A është e pranishme në top-10 falë Lautaro Martinez, kapitenit dhe qendërsulmuesit të Interit, i cili u rendit i dhjeti me 7 pikë.

10 – LAUTARO MARTINEZ – INTER (Itali), 7 pikë

9 – VINICIUS JUNIOR – REAL MADRID (Spanja), 8 pikë

8 – BERNARDO SILVA – MANCHESTER CITY (Angli), 9 pikë

7- HARRY KANE – TOTTENHAM-BAYERN MUNICH (Gjermani), 18 pikë

6- KEVIN DE BRUYNE – MANCHESTER CITY (Angli), 27 pikë

5 – JUDE BELLINGHAM – BORUSSIA DORTMUND/REAL MADRID (Spanjë), 34 pikë

4- RODRI – MANCHESTER CITY (Angli), 55 pikë

3- LIONEL MESSI, PSG/INTER MIAMI (SHBA), 85 pikë

2- KYLIAN MBAPPÉ, PSG (Francë), 105 pikë

1- ERLING HAALAND, MANCHESTER CITY (Angli), 208 pikë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe 45 të…