Renditja e shteteve në listën e medaljeve të fituara në ditën e parë të Lojërave Olimpike

28 korrik 2024 | 08:26

Ka përfunduar dita e parë e Lojërave Olimpike, me disa sporte dhe disiplina që e kanë mbyllur garimin.

Ekipi i Kosovës, po ashtu, e nisi garimin në ditën e parë me Donjeta Sadikun, që e fitoi duelin e parë në boks në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Sot vazhdojmë me xhudo me kampionen olimpike, Distria Krasniqi, që garon në orën 10:00.

Në përgjithësi, listës së medaljeve i prin Australia me pesë sosh, tri të arta dhe dy të argjendta, e ndjekur nga Kina me dy të arta dhe një të bronztë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kompletojnë treshen e parë me pesë medalje në total nga dita e parë, një e artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta.

Kjo është lista e plotë e shteteve që fituan medalje në ditën e parë të Lojërave Olimpike:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar…