Rëndohet bilanci i atentatit në Athinë, 2 shqiptarë të vrarë
Ka shkuar në dy numri i shqiptarëve të vrarë në një atentat në mes të lokalit në Athinë. Sipas mediave greke ka ndërruar jetë edhe shqiptari që fillimisht mbeti i plagosur.
E përditshmja greke “Protothema” ka publikuar edhe momentin e vrasjes të fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Autori mban në kokë kapuçin e xhupit dhe në fytyrë një maskë anti-Covid dhe futet në lokal ndonëse ka qenë i mbushur me klientë.
Ai afrohet tek tavolinat e jashtme të lokalit në lagjen “Nea Smyrni” dhe hap zjarr me pistoletë duke qëlluar në drejtim të objektivave të tij. Më pas u largua qetësisht. Krahas dy shqiptarëve që kanë ndërruar jetë, ka mbetur e plagosur edhe një grua që dyshohet se është pronarja e lokalit.
Shkak i vrasjes dyshohet se është larja e hesapeve.