
Renee Zellweger tregon arsyen se pse u largua nga aktrimi
14 nëntor 2019
| 11:53
Aktorja e njohur amerikane, Renee Zellweger, ka treguar arsyet se pse ka vendosur të mos jetë për disa vjet në fushën e aktrimit.
Ajo ka thënë se kishte disa gjëra në jetën e saj që ajo dëshironte t’i jepte përparësi para karrierës së saj të aktrimit, siç ishte gjetja e dashurisë.
“Ngadalësimi dhe puna për të ndërtuar një jetë për veten time. Duke u munduar të mos kem marrëdhënie kur po largohem nga qyteti çdo dy javë. E dini, duke u njohur me dikë, bie në dashuri”, ka deklaruar Zellwegeri.