Rënia e ‘Facebook’-ut, Frenkel: Situata shumë më e keqe sesa ajo që e di publiku
Gazetarja e “New York Times”, Sheera Frankel, autore e librit “E vërteta e shëmtuar”, e cila merret me skandale të shumëta brenda “Facebook”-ut, shkroi se situata në këtë kompani është shumë më e keqe se ajo që dihet bazuar në informacionin në dispozicion të publikut.
Në llogarinë e saj në “Twitter” ajo ndau disa informacione në lidhje me “rënien” globale të këtij rrjeti social, të cilin e arriti përmes burimeve të saj konfidenciale.
“Unë, thjesht, isha në kontakt me një punonjës të ‘Facebook’-ut, i cili më tha se punonjësve u ishte ndaluar hyrja në ndërtesë këtë mëngjes, sepse lejet e tyre nuk ishin të vlefshme”, zbuloi Frenkel, duke shtuar se problemet me “Facebook”, “Instagram” dhe “Whats App” nuk do të zgjidhen shpejt.
Këto tri rrjete sociale në pronësi të Mark Zuckebergut kanë rënë nga sistemi pas orës 17:00 të ditës së djeshme, por kompania ende nuk ka zbuluar shkaqet.