Rënia e Kosovës në indeksin e Reporterëve pa Kufij, Rohde: Mediat duhet të mbarohen dhe jo të kontrollohen
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me indeksin vjetor për lirinë e medias nga Reporterët pa Kufij, ku këtë vit Kosova ka shënuar regres, duke u radhitur 19 pozita më poshtë se vitin e kaluar.
Rohde ka shkruar në platformën “X” se mediet shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohen e jo të kontrollohen.
“Mediet shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohen, jo të kontrollohen. Në Kosova, media ka një pozicion të mirë në krahasimin rajonal. Megjithatë, raporti i sapopublikuar nga Reporterët pa Kufij tregon një rënie alarmante me 19 vende që nga viti i kaluar. Nevojitet një ndryshim!”, ka shkruar Rohde.
Media is often referred to as the 4th pillar of democracy & must be protected, not controlled. In 🇽🇰, media has a good standing in regional comparison. However, the freshly published report by @RSF_inter shows an alarming drop by 19 places since last year. Turnaround needed! pic.twitter.com/PyHjDQoAMQ
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 3, 2024