Rënia e Murit të Berlinit, Ambasadori Rohde: Liria nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë

09 nëntor 2024 | 10:34

Më 9 nëntor, Gjermania feston 35 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje.

Duke e shënuar këtë ngjarje, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë tha se liria nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë.

“Me guxim dhe dëshirë për liri, populli i Republika Demokratike e Gjermanisë (RDGJ) rrëzoi Murin e Berlinit, duke i dhënë fund ndarjes së Gjermanisë dhe duke hapur me të tjerët rrugën për një Evropë të bashkuar. Angazhimi ynë për lirinë është qenësor si kurrë më parë”.

“Liria nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë”, shkroi Jorn Rohde në platformën X.

Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, pra fundin e RDGJ-së, u zhduk nga harta politike kampi real-socialist në Evropë. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 shënon një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe të Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, në veçanti ata që…