‘Rënia e Sirisë, ‘shkatërrimi i Evropës”, ja parashikimet e Baba Vangës për vitin 2025

15 dhjetor 2024 | 19:19

Baba Vanga është një mjeke dhe astrologe e njohur, e cila ka ndërruar jetë, por vizionet dhe parashikimet e saj për botën vazhdojnë të kthehen në realitet.

Si fillim, ajo parashikoi sulmet e 11 shtatorit mbi kullat binjake në SHBA që tronditën botën si dhe vdekjen e princeshës Diana.

Parashikimet e Baba Vanga kanë paraqitur gjithçka nga konflikti Rusi-Ukrainë deri te kriza ushtarake siriane.

Tashmë parashikimet e saj për vitin 2025 sugjerojnë “shkatërrimin e Evropës”, së bashku me shanset që një konflikt të rëndësishëm do të shpërthejë në Evropë, i cili mund të përshkallëzohet në një luftë botërore, shprehja e saj enigmatike, “Siria do të bjerë te këmbët e fitimtarit, por fitimtari nuk do të jetë njëri prej tyre,” sugjeron një kaos ku asnjë palë nuk del fitimtare..

Kujtojmë se parashikimi i Baba Vangës për Sirinë u kthye në realitet fundjavën e kaluar.

Viti 2025 sipas Vangës do të sjellë takimin e parë të pakundërshtueshëm të njerëzimit me jetën aliene, një ngjarje që mund të ndryshojë rrënjësisht botëkuptimin njerëzor.

Parashikime afatgjata

2043: Evropa do të vihet nën sundimin mysliman, duke sjellë ndryshime të mëdha politike dhe kulturore.
2076: Komunizmi do të rikthehet si një ideologji dominuese botërore.

Fundi i botës në vitin 5079

Sipas Baba Vangës, udhëtimi i njerëzimit në Tokë ka një fund, dhe viti 5079 do të shënojë përfundimin e qytetërimit siç e njohim ne. Ajo nuk ka dhënë detaje të sakta mbi shkaqet e këtij fundi apokaliptik, por ka lënë hapësirë për interpretime të ndryshme, që nga katastrofat natyrore dhe kolapsi teknologjik, deri te ndikimet kozmike si një asteroid apo ndërhyrje nga qeniet aliene.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Specialisti i mjekësisë emergjente sportive, Dr. Bastri Lenjani, ka lavdëruar…