Renia ia zë vendin Stakoshës

21 dhjetor 2020 | 11:18

Lazio e mposhti Napolin me rezultatin 2-0 falë golave të Immobiles dhe Luis Alberto.

Trajneri i të kaltërve, Simone Inzaghi, foli pas triumfit për mikrofonin e “Sky Sport”, foli edhe për portën, ku gardiani Pepe Reina u aktivizua titullar, duke i zënë vendin prej disa ndeshjesh Thomas Strakoshës.

“Duhet të jem i sinqertë, Reina po paraqitet vërtet mirë. Në të njëjtën kohë, Thomas Strakosha sapo kishte kaluar Covid-in dhe unë e nxitova që e aktivizova pa u stërvitur mjaftueshëm, ishte faji im. Momenti i tij do të vijë, ai na ka dhuruar paraqitje të shkëlqyera 4 vitet e fundit, por tani Pepe është në një formë të shkëlqyeshme dhe nuk do të ishte e drejtë ta ulja në stol në këtë moment. Ai e ka fituar vendin e tij”, ka thënë Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pija freskuese, jo alkoolike dhe me një shije shumë unike…