Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2024.
Në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-20,8%); skema për pensionet invalidore (-14,9%); skema e ndihmës sociale (-11,1%); skema për pensionet familjare (-3,9%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-2,1%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,7%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-1,3%).
Në muajin dhjetor 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(14,5); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (11,9%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,1%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,9%); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (2,9%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (2,9%); skema e pensioneve bazike të moshës (2,9%); skema për veteranët e luftës (0,3%).