
Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me vitin e kaluar
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin mars 2025.
Në muajin mars 2025, krahasuar me muajin mars 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga skema për pensionet invalidore (-35,7%); skema për pensionet e Trepçës (-35,6%); skema e ndihmës sociale (-20,6%); skema për pensionet familjare (-14,9%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (-10,7%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-3,2%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-2,0%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-0,9%).
Në muajin mars 2025, krahasuar me muajin mars 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (24,7%); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (22,3%); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (21,4%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (10,7%); skema e pensioneve bazike të moshës (12,7%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (6,4%); skema për veteranët e luftës (0,4%).