Rënkimi dhe dënesja e gjallë
27 janar 2021
| 08:18
ISMAIL SYLA
Rënkimi dhe dënesja e gjallë
Sot preka e më preku dënesja shqiptare
Si të ishte një qenie krejtësisht e gjallë,
Si para njëzet vjetëve dhe një më shumë
Në Abri, Reçak, Krushë, Izbicë, Rezallë…
Krushë e Vogël, 26 mars 2019
Epi për shqiptarët e rrëmbyer në luftë dhe ende të pagjetur,
këtu e njëzet vjet më parë
Heronjtë peshojnë rëndë në shtatore
Po aq rëndë dhe dëshmorët në varre
Midis qiellit dhe tokës, të pagjeturit
Edhe më rëndë, në zemrat shqiptare.
Prishtinë, 5 prill 2019
(Këto poezi janë botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë, 2020)