Renova nderon bashkëpunëtorët, Idrizi: Falë jush dhe bashkëpunimit të mirë kemi rritje mbi 20% në shitjen e prodhimeve tona
Kompania e mirënjohur Renova PUTZ, me pronar Shefki Idrizin ka organizuar pritje për bashkëpunëtorët e saj. Pritja është organizuar në njërin nga hotelet e Tetovës. I pranishëm në këtë event ishte edhe kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra.
Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të “Renova-s”.
Njoftimi i plotë:
Kompania RENOVA në Hotelin Mercure-Tetovë organizoi një pritje me bashkëpunëtorët e saj e cila mbaroi një vit të suksesshëm.
Në këtë organizim u prezantua historia e suksesshme, produktet e reja dhe zgjidhjet inovative të kompanisë RENOVA.
Drejtori i kompanisë z. Shefki Idrizi mbajti një fjalim para pjesëmarrësve, i cili uroi vitin e ri dhe dëshiroi shumë sukses vitin që vjen.
“Falë jush dhe bashkëpunimit dhe besimit tuaj tek ne kontribuoi që në këtë vit të kemi rritje mbi 20% në shitjen e prodhimeve në vitin 2023.” u shpreh Idrizi.
Në këtë organizim ishin të pranishëm Kryetari i Odës ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore – z. Mendi Qyra, bashkëpunëtorë dhe klientë të kompanisë, profesorë, ndërtues dhe arkitektë.