Renovimi i Klinikës së Onkologjisë, Haxhiu: Kurti po mburret me sukseset e Kurtishajt të PDK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka marrë pjesë në përurimin e renovimit të Klinikës së Onkologjisë. Në krye të kësaj klinike është njeriu i PDK-së, Ilir Kurtishaj, për të cilin as Kurti e as Vitia nuk kanë kursyer lëvdata për punën që po bëhet aty.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar në “Facebook”, duke thënë se “Lëvizja Vetëvendosje për ta rikthyer dr. Ilir Kurtishaj nga PDK, ka ndërruar tre drejtorë të Klinikës së Onkologjisë”.
“Tre drejtorë të Klinikës së Onkologjisë i ndërroi LV-ja për ta rikthyer Dr. Ilir Kurtishajn e PDK-së me sukseset e të cilit sot po mburret Kurti. Faleminderit Dr.Ilir Kurtishaj për punën dhe profesionalizmin e treguar ndër vite”, ka shkruar Haxhiu.
Kujtojmë se, Kurtishaj ishte kandidat për deputetë në radhët e PDK-së në zgjedhjet e kaluara.