Renovimi i QSP-së në Skenderajt pritet të përfundojë brenda dy jave
11 qershor 2020
| 16:01
Ditë më parë ka nisur renovimi i objektit të Qendrës për Punë Sociale (QSP) në Komunën e Skenderajt.
Për të parë nga afër punimet që janë duke u bërë në këtë objekt, QPS-në e ka vizituar drejtori për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Ibush Hetemi, i cili ka thënë se puna do të përfundojë brenda dy jave, raporton “Epoka e re”.
Megjithë vështirësitë që ka për të funksionuar këto ditë, kjo qendër po vazhdon punën e saj me palë duke ju përgjigjur kështu kërkesave të qytetarëve të komunës së Skenderajt.