Reperi 27-vjeçar rrëzohet në skenë, ndërron jetë në mënyrë tragjike | Video
Reperi afrikano-jugor, Costa Titch, ka ndërruar jetë pasi u rrëzua në skenë gjëtë performancës. 27-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Constantinos Tsobanoglou, ndërroi jetë në spital pasi humbi ndjenjat në skenën e Festivalit në Nasrec Expo Center në Johannesburg, të shtunën.
Teksa ishte duke performuar një nga këngët e tij, reperi u rrëzua në skenë së bashku me një person tjetër. Ai ngrihet menjëherë dhe tenton të vazhdojë këngën, por në pak sekonda rrëzohet sërish.
Familja ka konfirmuar lajmin e rëndë këtë të diel, duke bërë të ditur se reperi ka ndërruar jetë në spital.
Ai e kishte nisur karrierën e tij se balerinë, ndërsa në vitin 2020 nisi të bëjë rep. Së fundmi, ai kishte nënshkruar një kontratë me një kompani diskografike të reperit të famshëm Akon.