Reperi amerikan dënohet me 55 vjet burgim
25 korrik 2019
| 11:36
Reperi amerikan Tay-K është dënuar me 55 vjet burgim si dhe 21 mijë dollarë gjobë. Vendimi është marrë nga një gjykatë e Teksasit. 19-vjeçari u dënua për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 dhe tri grabitje të dhunshme.
Taymor McIntyre u gjet fajtor për vrasjen e Ethan Walker, 21 vjeç, së bashku me gjashtë persona të tjerë, të cilët ishin organizuar për të grabitur para dhe drogë në shtëpinë e viktimës.
Tay-K ka pohuar se nuk ishte ai personi që kishte shkrepur armën, por gjykata e hodhi poshtë pretendimin e tij.