Reperi i famshëm pensionohet nga muzika në moshën 30-vjeçare
21 korrik 2020
| 11:12
Pas një dekade, reperi Logic ka njoftuar se po largohet nga industria e muzikës për t’i kushtuar më shumë kohë familjes së tij.
“Njoftoj zyrtarisht pensionimin tim me lansimin e ‘No pressure’ të prodhuar nga Jo I.D. Albumi lansohet më 24 korrik…”, thuhet në një “Tweet” në llogarinë e tij të verifikuar në “Twitter”.
“Ka qenë një dekadë e shkëlqyeshme. Tani është koha të jesh një baba i shkëlqyeshëm”, ishte shprehur ai. Logic është martuar me stilisten Brittney Noell dhe dyshja së fundmi mirëpritën një djalë.