Reperi i njohur arrestohet për armëmbajtje pa leje

09 janar 2021 | 20:19

DaBaby ka rënë në prangat e policisë në Beverly Hillspasi u kap me armë. Reperi 29-vjeçar ndodhej në një dyqan bashkë me tre persona të tjerë, kur dikush thirri sigurinë se po mbante një armë në brez.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jonathan Lyndale Kirk dhe miqtë e tij ishin me një SUV të zi duke u larguar kur u ndalua nga policia. Oficerët kontrolluan automjetin dhe gjetën një pistoletë.

Arrestimi i reperit vjen dy muaj pas vdekjes tragjike të vëllait të tij, Glenn Johnson, i cili vdiq pasi qëlloi veten në kokë. Kujtojmë që reperi pak muaj më parë bashkëpunoi me Dua Lipën për këngën “Levitating”, që u prit shumë mirë nga publiku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes së Bayern Munchen në transfertën ndaj Borussia Monchengladbach,…