Reperi i njohur informon fansat rreth sëmundjes së tij
14 mars 2019
| 11:33
Reperi OG Maco, i cili vuan nga një sëmundje e lëkurës, është duke u rikuperuar. 26-vjeçari ka bërë një përditësim rreth sëmundjes së tij gjatë fundjavës, duke iu thënë fansave në rrjetet sociale, se është mirënjohës ndaj ekipit mjekësor për procesin e trajtimit.
Reperi ka treguar se sëmundja e tij ka të bëjë me një infeksion bakterial që përhapet në trup dhe mund të shkaktojë vdekje. Bakteret më së shpeshti hyjnë në trup nëpërmjet prerjes së lëkurës, djegies apo kafshimeve nga insektet.