Reperi i njohur kalon me sukses operacionin për transplantim të veshkës
07 shkurt 2019
| 10:49
Reperi nga Filadelfia, Freeway, i cili luftoi për vite me sëmundje të veshkave, më në fund ka bërë transplantim. 40-vjeçari ka postuar një video në “Instagram” duke njoftuar se procedura ka shkuar me sukses.
“Faleminderit për lutjet dhe mbështetjen tuaj. Gjithçka shkoi mirë, operacioni shkoi mirë. Unë jam duke u shëruar”, ka thënë Freeway.