Reperi Kanye West paditet nga ish-punonjësit
Kanye West është paditur nga një grup ish-punonjësish që pohojnë se ai i ka quajtur “skllevër të rinj”.
Ish-punonjësit akuzojnë West dhe ish-shefin e stafit të tij, Milo Yiannopoulos, për “ambient racist” dhe për detyrimin e tyre të punonin orar jashtëzakonisht të gjatë, raporton TMZ.
Grupi i paditësve ishte punësuar për të punuar në një aplikacion të West që do të lansonte shërbime transmetimi për promovimin e dy albumeve të tij, “Vultures” dhe “Vultures 2”.
West u kishte premtuar atyre paga prej 120,000 dollarësh (111,967 euro), nëse aplikacioni do të përfundonte.
Megjithatë, punonjësit pretendojnë se më vonë West i detyroi të nënshkruajnë një lloj marrëveshjeje, kushtet e së cilës nuk janë bërë publike, nën kërcënimin se do të humbisnin punën dhe nuk do të paguheshin.
Ndërkohë, disa prej tyre, të cilët ishin minorenë, u detyruan të nënshkruajnë kontratën si “vullnetarë”.
Kur punonjësit që punonin online pyetën për pagën e tyre, ata nuk morën përgjigje as nga West dhe as nga Yiannopoulos, gjë që i detyroi t’i padisnin.
Ata kërkojnë pagën e plotë dhe kompensimin për orët jashtë orarit, si dhe dëmshpërblim për dëmin emocional.
Në dokumentet e padisë, ata pretendojnë se “shefat” e tyre tallen vazhdimisht me ta duke i quajtur “skllevër” dhe “skllevër të rinj”.
Padia vjen disa javë pasi Yiannopoulos dha dorëheqjen nga firma e West, “Yeeze”, për shkak të projekteve eksplicite që ylli po planifikonte të bënte.