Reperi përballet me burgim të përjetshëm
21 nëntor 2018
| 11:49
Reperi i famshëm Daniel Hernandez, i njohur edhe si Tekashi 6ix9ine, mund ta kalojë gjithë jetën në burg pas akuzave të ngritura kundër tij në Gjykatën Federale të hënën. Sipas një dëshmitari okular, reperi u shfaq në gjykatë me duart dhe këmbët me pranga.
Ai përballet me gjashtë akuzat: komplot me të tjerët për të bërë shantazh, qëllimin me armë zjarri ndërsa kryente një krim, dhunimin me anë të shantazhit, sulm me armë të rrezikshme, mbajtja e një arme zjarri dhe kryerja e një krimi me ndihmën e shantazhit. Dy nga akuzat kundër Tekashit kanë një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.