Reperi shkon në spital nga patatinat pikante
28 shtator 2018
| 12:32
Reperi Lil Xan ka njoftuar përmes llogarisë së vet në “Instagram” se nga konsumimi i tepërt i patatinave pikante apo siç njihen në Amerikë, Hot Cheetos, u detyrua të shkonte në spital pasi ndihej shumë keq. Ai u paraqit në spital pas djegies së madhe të stomakut dhe të vjellave të tepërta. Mirëpo, reperi ka treguar se përsëri do të vazhdojë t’i konsumojë ato, pasi që është ushqimi i tij i preferuar.