Reperi shqiptar kërkon nuse për shtëpi
27 janar 2019
| 14:11
Ai është një nga reperët më të pëlqyer nga publiku, këngët e të cilit janë kthyer në hite, po edhe ndër djemtë më tërheqës të shoubizit. Bëhet fjalë për Seven Saraçin, reperin i cili u komentua shumë së fundmi për këngën “Maria”, në bashkëpunim me Tunën dhe Vildane Zenelin.
Seven duket se është lodhur nga vajzat e “Instagram”-it dhe ka thënë se po kërkon një vajzë për shtëpi. “Modelet e ‘Instagram’-it janë të mbivlerësuara. Dua një vajzë për shtëpi, me të pasme, që di të gatuaj mirë pite”, ka shkruar ai.