Reperi shqiptar publikon librin e tij të tretë

23 prill 2021 | 22:38

Reperi shqiptar, i cili jeton në Amerikë, Action Bronson, ose i njohur me emrin e tij të vërtetë Ariyan Arslani, ka publikuar së fundmi një libër, i cili është edhe libri i tij i tretë në renditje.

Bronson lindi në Flushing, Queens, New York City, nga një baba mysliman shqiptar dhe një nënë hebre amerikane.

Libri i tij i ri titullohet “F*ck It, I’ll Start tomorrow: A True Story”.

Sipas Amazon, në këtë libër flitet në lidhje me luftën për peshën, varësinë nga ushqimi dhe udhëtimin drejt vetëpranimit. Ylli shqiptar thuhet se ka ndarë të gjitha ato që ka mësur në dekadën e kaluar për të ndihmuar në pranimin e vetes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një “like’ në ‘facebook’ është bërë arsye e një sherri…