Reperi shqiptar që i ka vënë ‘flakën’ muzikës greke
08 gusht 2019
| 11:48
Media greke ‘Greek Reporter’ ka publikuar një artikull për reperin me origjinë shqiptare i cili është pjesë e grupit të shqiptarëve që kanë lindur apo kanë shkuar të vegjël në Greqi dhe tani po dominojnë skenat e vendit fqinj. Përveç Sin Boy, të njëjtin sukses po shijojnë Eleni Foureira apo Toquel. Për t’u rikthyer te Sin Boy, kjo media shkruan se reperi “përçmohet” nga shumë vetë në Greqi, por ata që e duan janë më të shumtë. “Sin Boy është një emër i madh në muzikën greke aktualisht, sidomos tek të rinjtë. Repi i tij hibrid i quajtur ‘trap’ karakterizohet nga një vështirësi e të kuptuarit, e kënduara me përtacëri për shkak të përdorimit të autotune, që gjithsesi është në modë”, shkruhet për reperin shqiptar.