Reperja e famshme ‘çmend’ ndjekësit me pozat nudo (FOTO)

12 gusht 2024 | 14:30

Reperja e famshme, Megan Thee Stallion, ka pozuar e zhveshur në “Instagram” për të promovuar videoklipin e saj të ri

Reperja e famshme, Megan Thee Stallion, ka pozuar e zhveshur në “Instagram” për të promovuar videoklipin e saj të ri.

Është publikuar videoklipi i këngës ‘Mamushi’ dhe reperja mendoi se ishte një ide e mirë ta promovonte me një sërë fotosh nudo.

Në postimin që ka bërë në llogarinë e saj personale, ku u rekomandon miqve të saj online që të hyjnë dhe të shikojnë klipin e saj, reperja pozon duke mos i lënë vend imagjinatës.

Në foton e parë që ka publikuar, ajo është fotografuar me shpinë të kthyer nga kamera, duke i treguar audiencës tatuazhin në formë dragoi që zbukuron trupin e saj.

Në një foto tjetër, Megan Thee Stallion tregon të gjithë dizajnin në shpinë, ndërsa në të fundit i duken vetëm sytë teksa del nga një ujë i bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollistja e Kosovës, Agnesa Rrahmani është transferuar në Greqi te…