Reperja gjermane vjedh detaje nga këngët e saj, reagon Tayna
Tayna ka akuzuar reperen Shirin David për kopjim. Tashmë nuk ka dyshim, ajo është një prej artisteve më të suksesshme për momentin në vend, e cila nuk ka shumë kohë që ka hyrë në treg.
Tayna numëron shumë hite dhe njihet për stilin unik në këndim. Një gjë që të gjithëve u ka rënë në sy nga kjo repere që prej fillimit, është përdorimi i frazës “Argh”.
E pikërisht kjo frazë duket se ia tërhoqi vëmendjen reperes gjermane, Shirin David, e cila e përdori në këngën e re.
Kënga mban titullin “Conan x Xenia”, ndërsa Shirin e solli në bashkëpunim me Haftbebefhl. Pasi e dëgjoi këtë këngë, Tayna ka reaguar publikisht duke e akuzuar Shirinin për kopjim dhe i drejtohet me fjalët: “Së paku m’i jep kreditet që ke përdorur zërin tim ‘Argh’”.
Kjo është një nga rastet e rralla kur të huajt vjedhin muzikë ose detaje nga artistët shqiptarë, sepse zakonisht ndodh e kundërta.