Replikat Kusari-Tahiri, ky i fundit ia lë në tavolinë statistikat për rrymën
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ia ka lëshuar në tavolinë shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila statistikat për prodhim, eksport e import të rrymës të cilat u propozuan nga PDK-ja para disa ditësh në një konferencë për media.
Teksa e ka marrë fjalën Kusari-Lila për t’ju kundërpërgjigjur Tahirit ky i fundit është ngritur nga ulësja dhe ia ka lëshuar letrën me statistikat e rrymës në tre muajt e fundit.
Tahiri dhe Kusari-Lila janë përplasur me replika e kundërreplika lidhur me formimin e komisioneve hetimore të energjisë të propozuar nga opozita dhe Vetëvendosje.
Tahiri ka insistuar që Komisioni Hetimor i opozitës të formohet dhe i njëjti të votohet nga partia në pushtet, por me këtë s’është pajtuar Mimoza Kusari Lila, e cila ka kundërshtuar formën e iniciuar nga opozita.